‘Bularati’/ Doda: Duhet të kishte një proces penal

Saturday, 10 November 2018 18:02

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda komentoi ngjarjet e Bularatit si edhe masat e marra nga Ministria e Brendshme. Doda tha se përtej shpalljes së shtetasve non grata, ata duhet edhe të ishin ndjekur penalisht.

“ Mendoj që gjëja e parë që do të duhej të bëhej është që ata të mos futeshin fare në këtë vend. E kemi thënë edhe herë të tjera, sot ende ka persona të moshuar që kanë lindur në Camëri e nuk guxojnë të shkojnë edhe pse nuk paraqesin asnjë lloj rrezikshmërie” u shpreh Doda, ndërsa theksoi se ceremonia e varrimit ishte e pa sens të bëhej ashtu si u bë, përmes një ceremoniali.

Duke komentuar reagimin e Athinës zyrtare për zhvillimet në Bularat, Doda tha e komentoi atë në dy qasje.

“ Nga njëra anë gjuha e Ezopit, gjuha me dy kuptime. Të drejtat e minoritetit, etj. Dhe po e thotë një shtet që nuk pranon asnjë minoritet duke thënë se është etnikisht i pastër, gjë e cila është shumë e rrezikshme. Dhe nga ana tjetër kemi një deklaratë të Cipras që nëse në fillim u shpreh i kujdesshëm, më pas foli për një zemërim të ligjshëm. Si mund të jetë i ligjshëm ky zemërim për një terrorist, ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj forcave të rendit. “ u shpreh Doda, ndërsa tha se në asnjë vend të Botës nuk mund të mbahet heshtje në parlament për një akt terrorist.

Duke komentuar zhvillimet, Doda tha se rrënjët e këtij problemi janë në lejimin e  varrezave historike, që sot janë Varrezat e Këlcyrës, duke trajtuar si dëshmor ata që erdhën si pushtues në këtë vend, ndërsa nuk u kërkua reciprocitet për të rënët në Çamëri.

Doda foli për një tension në rritje nga ana e shtetit fqinj.

‘Kanë kërkuar dhe kanë marrë atë që kanë dashur, toponimet, cështjen came të varrosur nga ana e këtij shteti, kanë kërkuar dhe kanë marrë detin sic e donin, kanë marrë ligjin për minoritetet, zgjerimin e zonave minoritare dhe është hapur një precedent i rrezikshëm. Është Himara. Ka qënë gjithnjë qëllimi i tyre.’ -tha Doda, ndërsa apeloi të kihet kujdes për të ardhmen.

‘Segmente ultranacionaliste po krijojnë reparte me forca paramilitare dhe kërkojnë të fusin ndasi’ – theksoi në vijim Doda,ndërsa apeloi edhe një herë Presidentin e Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë, për të parë deri ku ka shkuar penetrimi i ultranacionalistëve grekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...