Buxheti në Arsim, Boçi: Qesharak dhe diskriminues

E Enjte, 15 November 2018 14:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se buxheti i përcaktuar për arsimin është mjaft i ulët. Madje sipas tij, ky buxhet e konfirmon Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për investimet në arsim.

Boçi shton se akoma më skandaloze është pjesa që i dedikohet rinisë dhe sportit, duke dhënë edhe shifrat përkatëse.

Deklarata e plotë

Arsimi në mënyrë të përsëritur për 6 vite rresht mbetet sektori më i përçmuar, më i denigruar dhe më i lënë pas dore në qeverisjen e Edi Ramës.

Buxheti për arsimin i këtij viti konfirmon Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për investimet në arsim.

Ai zë vetëm 2.23% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është dhe niveli më i ulët historik i financimit të arsimit që nga viti 2005. Premtimi i bujshëm i rritjes në 5% të këtij buxheti në raport me prodhimin e brendshëm bruto është hedhur në koshin e plehrave si shumë premtime të tjera të Edi Ramës.

Ky nivel mizerabël financimi nuk siguron as arsim cilësor dhe as arsimim për të gjithë fëmijët e të rinjtë shqiptarë, duke i detyruar ata të paguajnë shumë para shtesë nga xhepat e tyre dhe buxhetet familjare.

Buxheti 2019 nuk lehtëson problemet e shumta që lidhen me pozitën e mësuesit, me pagat dhe mbështetjen e tyre. Nuk zgjidh as problemet e nxënësve, të shkollave, të laboratorëve, të bibliotekave, të mjeteve didaktike, të klasave kolektive dhe të transportit.

Në Buxhetin 2019 nuk ka asnjë perpjekje për të kthyer në shkollë 134 mijë fëmijët dhe të rinjtë që e kanë braktisur atë vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare, sivjet rezultojnë se janë mbyllur rreth 228 shkolla të sistemit parauniversitar.

Për arsimin e lartë dhe shkencën buxheti parashikon vetëm 70 milionë dollarë. Kjo përfaqëson vetëm 0,46 % PBB, ose më saktë rreth 1 dollar ne dite, për rreth 6 mije pedagoge dhe rreth 135 mije studente.

Një shumë qesharake dhe diskriminuese. Për më tepër s’parashikohen asnjë zgjidhje financuese për të mundësuar aplikimin e kredisë studentore.

Akoma më skandaloze është pjesa që i dedikohet rinisë dhe sportit. 5 milionë dollarë gjithsej jep qeveria jonë, për pasurinë më të madhe njerëzore të një vendi, rininë.

Pra thjesht 0.03% e PBB, të cilat jo vetëm nuk arrijnë të ndalin eksodin masiv të të rinjve, 79% e të cilëve kërkojnë të largohen nga sytë këmbët nga ky vend, por nuk mjaftojnë as për mbajtjen në këmbë të agjencive rinore e jo më të ezaurojnë meritën shpërblyese për sportistët elitarë.

Përkundrejt kësaj gjendje katastrofike Partia Demokratike është e qartë në vizionin e saj:

Mbështetje totale financuese për arsimin. Ndërtim të një infrastrukture moderne dhe instalimi i një procesi mësimor tërësisht evropian. Libra falas për të gjithë fëmijët e ciklit parauniversitar, mbështetje për fëmijët e familjeve në nevojë, shërbim psiko-social të standardizuar, siguri dhe jetë normale shkollore.

Financim të universiteteve publike, tarifa të përballueshme për çdo student dhe vit të paguar stazhi për një pjesë të madhe të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...