Presidenti tregon arsyet pse nuk e dekretoi Sandër Lleshin

E Enjte, 15 November 2018 21:31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Top Channel u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.

 “Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, vijoi ai.

Modifikuar më E Enjte, 15 November 2018 22:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...