Vjen vendimi i papritur i Metës për Sandër Lleshin

Premte, 16 November 2018 12:34

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vendosur ditën e sotme që të dekretojë nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Sandër Lleshin.

Ishte Lleshi, i cili ka kërkuar që ai të dalë në lirim, me qëllim që të emërohet ministër i Brendshëm.

Vendimi për nxjerrjen në lirim të Lleshit, duket se është një hap pranë dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Njoftimi i Presidencës:

NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

 Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes  nr. 8210/1 prot.,  datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

 Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10955

Tiranë, më 16.11.2018

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 12:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...