Dy britanikët e Partisë Konservatore do ndihmojnë PD-në për përzgjedhjen e kandidatëve

Saturday, 17 November 2018 15:30

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me dy anëtarë të Partisë Konservatore në Britani, David Jones dhe Matthew Wickers të cilët e zhvillojnë në vendin e tyre procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhje. Ata do të ndihmojnë PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale edhe pse në statutin e demokratëve është sanksionuar se për kandidaturat për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë do të duhet të merret dhe mendimi i anëtarësisë,

“Po marrim përvojën më të mirë në kontinentin europian dhe në botë të seleksionimit të kandidaturave para se ato të dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësisë që është përvoja e Britanisë së Madhe, të Partisë Konservatore të Tereza May. Ndaj jam shumë i kënaqur që kërkesa është vlerësuar dhe ne këtu kemi njeriun që kryeson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave të Parlamentit britanik”, tha Basha.

Megjithatë kreu i PD-së nuk deklaroi prerë nëse PD do të futet në zgjedhjet lokale apo jo, në një kohë kur prej disa muajsh vijon bojkoti i Kuvendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...