Berisha "plas bombën": Opozita me ndihmën e ambasadave ka dosje të qeverisë me krimin

Hënë, 19 November 2018 21:08

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka zbuluar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” dosjet që disponon opozita për lidhjen e krimit me qeverinë. Ai tha se PD do ti publikojë dhe se ato janë siguruar edhe falë rritjes së besueshmërisë me ambasadat në vendin tonë.
Më poshtë një pjesë e intervistës së ish-kryeministrit:
Opozita zotëron fakte dhe dokumente të pushtetarëve në korrupsion dhe rritja e besueshmërisë me ambasadat ka bërë që opozita të sigurojë dosje të qeverisë të lidhura me organizatat e fuqishme të krimit të Olsi Ramës. Vëllai i Kryemisnitrit ka dokumente që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e grupit ët drogës së Xibrakës. Në këto 2-3 javët e fundit opozita është pasuruar shumë me dosje kriminale që lidhen me qeverinë e Rilindjes.
A i dispononi ju këto dokumente?
Sigurisht. 100%.
Pse nuk i publikoni? Mos po bëni shantazh?
Opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj organizate kriminale që quhet Rilindje. Është organizata më e fuqishme në Europë. Nuk ka një qeveri që të jetë organizatë kriminale siç është qeveria në Shqipëri. Opozita në këtë aspekt ka dhënë një kontribut të madh. Nëse Saimir Tahiri është ai që është, është merita e opozitës që faktoi para prokurorisë. Opozita faktoi Geron Xhafën, ai është ën burg, e ministri jashtë qeverisë.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 21:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...