‘Rama liron trafikantët, dënon të rinjtë’/ Këlliçi: Do ta mbrojmë të ardhmen

E mërkurë, 21 November 2018 11:25

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nëpërmjet një dalje për mediat ka denoncuar faktin që anëtari i FRPD, Oleg Gora u dënua politikisht nga gjyqtari Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko, pasi gjuajti me vezë Erjon Veliajn, sepse ishte kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas tij gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, vendosi se, të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.

“Edi Rama liron trafikantë e kriminelë, dënon të rinj. Nuk kemi për t’i lënë të qetë që të shkatërrojnë vendin dhe të ardhmen tonë”, tha ndër të tjetra kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Deklarata e plotë

"Drejtësia" e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!

Kjo u dëshmua së fundmi nga dënimi politik i anëtarit të FRPD, Oleg Gora nga gjyqtari politik Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko.

Krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.

Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike dhe të gjithë rinisë që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe korrupsionit, dua të siguroj çdokënd që kërkon të mpijë reagimin qytetar se nuk kemi për t’i lënë të qetë në shkatërrimin e vendit dhe të së ardhmes sonë! 

Vendimi i gjyqtarit politik të Rilindjes nuk është surprizë, sepse njihet afrimiteti i të birit fresshist me Erion Veliaj dhe me Olsi Ramën. Fotot shoqëruese e provojnë këtë.

Është revoltuese që në Shqipërinë e vitit 2018 një i ri opozitar dënohet pse protestoi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Prokuroria i mbyll Erion Veliajt dosjen e vrasjes në landfillimin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

E vënë tërësisht në shërbim të Edi Ramës, drejtësia liron çdo ditë kriminelët dhe dënon qytetarët e pambrojtur.

Është kjo drejtësi e kapur politikisht që mbron ministra dhe ish ministra të përfshirë në trafiqe e korrupsion dhe dënon të rinjtë që protestojnë se nuk paguajnë dot tarifat e rritura te shkollës.

Është kjo drejtësi që mbron Vangjush Dakon, i cili duhej të ishte në burg për bashkëpunim me krimin në blerje votash dhe dënon të rinjtë që protestojnë në mbrojtje të vlerave të qytetit dhe kundër korrupsionit, që po na merr frymën. 

Është drejtësia e kapur dhe policia politike që i trajton si kriminelë të rinjtë që protestojnë tek Unaza e Re në mbështetje të banorëve që po u prishen shtëpitë pa asnjë dëmshpërblim.

Dhuna dhe presioni politik orkestrohet nga Edi Rama për të trembur dhe për t’i mbyllur gojën të rinjve të FRPD dhe çdo të riu tjetër që proteston kundër padrejtesive, keqqeverisjes dhe krimit që na sundon prej 5 vjetësh.

Dua ta garantoj sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn se nuk do të shpëtojnë dot duke dënuar të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike!

Ne do të vazhdojmë të jemi përballë tyre derisa ta largojmë këtë të keqe, që është arsyeja pse Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në botë të të rinjve që duan të largohen.

Ne, të rinjtë demokratë dhe rinia që e do Shqipërinë si Europa nuk ta lejojmë të keqen që na qeveris sot të mbajë peng të ardhmen tonë europiane!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...