Basha: Projekti i Unazës korruptiv, shpronësimi garantohet me ligj

E mërkurë, 21 November 2018 18:32

Kreu i PD, Lulzim Basha tha në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv. Sipas Bashës, shpronësimi i banorë qe preken nga projekti është i garantuar me ligj, por ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është garantuar me ligj.

E treta është transparenca. Pse duhet të shkojnë ato para për të shkatërruar një rrugë dhe e rindërtuar kur mund të shkojnë për projekte edhe më të rëndësishme. Janë shkelur tre parimet bazë të mirëqeverisjes. Me 40 milionë euro është i gjithë buxheti për ndihmat sociale për familjet në nevojë. 290 mijë shqiptarë sot hanë një vakt në ditë se nuk kanë mundësi.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 21:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...