Kush do ta licencojë qeverinë “fake news”, kazanin më të madh mediatik të shpifjes publike?

Hënë, 03 December 2018 18:08

Dje Edi Rama, para disa tavolinave, si përfaqësuesi më i lartë i shoqërisë mediatike “Rilindje ERTV” që ka 5 vjet që nuk qeveris, por vetëm keqpërdor financat publike për rrush e palma, përhap mashtrime me karakter publik, foli për lincesimin e portaleve (lexo vënie në rresht e kontroll) nga qeveria. Rama ndjehej i shqetësuar, por nuk fliste si kryeministër, por si konkurrent në media. Pavarësisht problemeve të mëdha që ka media, e ciladolloji qoftë, ajo nuk ka arritur të jetë në nivelin fals e pa ngjyrë të qeverisë që kryeson Rama. Kjo ia ka dalë të jetë një kryekazan i dëmshëm për shoqërinë që vepron pa licencë. Pavarësisht se qeveria është 24 orë në krye të propagandës, ajo nuk ka licencë. Rama u qa nga “lajmet e rreme” në një kohë që është vetë kultivuesi e prodhuesi më i madh i tyre. Qeveria e Ramës është një superkazan ku do gjesh nga mbeturinat komuniste e deri te të përfshirët në politikë me të dhëna kriminale. Anëtarët e kabinetit janë një bord anëtarësh të përkushtuar për të përhapur sa më shumë gjëra të pavërteta, duke folur për suksese imagjinare, të ngjashme me ato të djeshme të Partisë së Punës që ka tregonte “vendin më të lumtur” në botë. Në fjalën e Ramës vërehej xhelozi dhe frikë. Ai kërkon që të jetë i vetmi në fushën ku ndjehet i fortë. Rama asnjëherë nuk e ka pasur problem mosqeverisjen, sepse me qeverisje ai kupton gjezdisjet mediatike të tipit gramafon nga mëngjesi e deri në darkë.  Kësisoj, dëmi më i madh sot, përhapësi më i madh i informacionit të rremë, është vetë qeveria e Ramës. Rrezik i madh për shoqërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...