Basha: Eshtë Dhjetori i dytë, një ndryshim po lajmërohet këto ditë

Tuesday, 11 December 2018 18:23

Në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar studentët për protestën e tyre.

Sipas Bashës lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë. Qeverinë aktuale, kreu i PD, e bëri fajtore për vrasjen e shpresës së shqiptarëve.

“Sot është 11 dhjetori. Partia demokratike i ka rrënjët në protestat popullore. Këto momente që flasim janë momente të revoltës popullore duke thirrur një dhjetor të dytë.

Opozita është me ta, PD është me ata. Më lejoni fare shkurt ta themi qartë për ata që kanë lindur 20 vitet e fundit, se kjo parti mori frymë nga e njëjta përpjekje kundër diktakturës, vranë frikën, siç e vranë atëherë. Dua t’iu shpreh gjithecilit, mirënjohjen. 28 vite më parë Shqipëria ishte në fundin e një sistemi të kalbëzuar që mbyllej me ikjen e shqiptarëve. Sot, Shqipëria është në fundin e një qeverisje të kalbëzuar që ka primare oligarkinë. Ky është kalbëzimi që u vret shpresën shqiptarëve dhe i shtyn të largohen sa më parë.

Etja për ta marrë dhe mbajtur me çdo kusht pushtetin ka sjellë kriminelët në majë të pushtetit. Sot, sfida jonë më e madhe, është kthimi i besimit tek njerëzit se politika do veprojë në interesin e tyre. Me këtë barrë të rëndë do të vijojmë luftën tonë.

Shpirti i të rinjve është sërish mes nesh, armatosja me guxim e kurajo për prindërit dhe vetë ata që të mos heshtin kur qeveria u shemb shtëpitë dhe tallet në fund me ta. Ulërima e dhimbjes së mijëra familjeve që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve.

Kjo është lëvizja, garancia e demokracisë. Është mësim për këdo që mërpërkëmb zërin e qytetarëve. Mrekullia e demokracisë është që qeveria bën çfarë i bën populli.

Lëvizja studentore, bekim për Shqipërinë. Zoti bekoftë guximin e tyre, Zoti bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Tuesday, 11 December 2018 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...