Berisha: Ku ndryshon protesta e studentëve me revolucionin e ’90

Tuesday, 11 December 2018 22:01

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndër të tjera, në emisionin “I ftuari” të gazetarit Endri Xhafo, foli edhe për protestën e studentëve, e cila të martën ishte në ditën e shtatë të saj.

Berisha e vlerësoi protestën e studentëve si revolucion, po ashtu si ajo e 28 viteve më parë.

“Ngjashmëria ekziston mes të dy revolucioneve. Ai ishte revolucion kundër diktaturës totalitare, ky sot është revolucion kundër kleptokracisë apo kakistokracisë, kakisto do të thotë më i keqi. Studentët këtë herë u ngritën duke e filluar me një gjobë, por deri në ato momente ishin toleruar. Aty nuk ka një kryetar, por është një asosacion të njerëzve të barabartë, të cilët respektojnë njëri-tjetrin dhe lirinë”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse protesta e studentëve do të mbyllej nëse Qeveria do të plotësonte kërkesat e tyre, Berisha u shpreh: “Rama ka mbajtur qëndrimi ofenduese ndaj tyre. Protesta e studentëve është një revolucion demokratik për drejtësi sociale. Nëse nuk do të ishte kështu, kur Rama anuloi vendimin e gjobës, ata do të shpërndaheshin. Atyre ua tha ndërgjegjja e tyre të qëndrojnë sepse janë për drejtësi sociale”, përfundoi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...