Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Saturday, 15 December 2018 15:09

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, si dhe kërkesën e tyre për dyfishim të buxhetit.

Panariti ka shkruar se Kosova, u jep me buxhet për 2019, studentëve dhe pedagogëve të saj 292 milion Euro, ndërsa ne vetëm 78 milion. Deputeti i LSI ka vijuar postimin duke theksuar se mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin, ushqen braktisjen e tij nga të rinjtë.

“Studentët tanë me kërkesën e tyre minimaliste duan të mbështeten të paktën sa gjysma e studentëve të Kosovës për arsim dhe kërkim shkencor! Kjo është kërkesë minimale! Ndërsa Qeveria u thotë jo?! Kërkesa e studentëve për dyfishim të buxhetit të arsimit së bashku me të tjerat, duhet të realizuar me urgjencë! Amendimet e ligjit për buxhetin të propozuara nga ne, duhet të jenë krye-axhendë e seancës të jashtëzakonshme kuvendore . Pse jo që nesër! Dhe ne do të jemi te gjithë atje, për ta miratuar madje fare pa debat atë! Për të kuptuar se ne çfarë borxhi jemi me studentet tanë, mjaft të shohim se Kosova, u jep me buxhet për 2019, studentëve dhe pedagogëve të saj 292 milion Euro, ndërsa në vetëm 78 milion! Pra ne japim rreth katër herë më pak??!!! Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin, sepse ushqen braktisjen e tij nga të rinjtë, e plak Shqipërinë dhe largon investitorët, të cilet nuk investojnë në një vend ku populli plaket dhe nuk arsimohet”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...