Pollo: Kërkesat e studentëve plotësohen sa hap e mbyll sytë

Tuesday, 18 December 2018 15:44

Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar protestën studentore që ka përfshirë vendin prej dy javësh. Pollo tha se qeveria mund t’i plotësojë sa hap e mbyll sytë 8 kërkesat e studentëve.

“Janë çështje e një vullneti politik, duam t’i përmbushim apo jo.  8 pikat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë. Janë 8 pika që ndryshohen me VKM dhe brenda minutës. Presidenti ka dhënë shancin për ndryshimin e VKM-së. Është çështje vullneti, dua apo jo ta bëj. Shpresoj që studentët të qëndrojnë”, u shpreh ai.

Tarifa e universiteteve

Studentët kanë mbajtur një barrë financiare, e cila është e pazakonshme edhe për vende të tjera të Europës. Ishte një fitil që mjafton një shkëndijë. Në atë kohë për shkak të veprave infrastrukturore nuk kishte mundësi të rritej. Sot që janë ndërtuar këto vepra, jepet mundësia që të shtohej buxheti. Falenderoj studentët që nuk e kthyen në një protestë të lokalizuar.

Kërkesat e studentëve

Në qoftë se flasim për arsimin e lartë, strategjia e asaj kohe ishte e duhura. Çdo brez do përballet me problemet e kohës së vetë. E kuptoj se një pjesë se kritikës së studentëve, i drejtohet edhe mënyrës si menaxhohet universiteti. Ato 8 pika janë premisa që të ndalet përkeqësimi.

Janë çështje e një vullneti politik, duam t’i përmbushim apo jo.  8 pikat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë.

Ndryshimi i VKM-së dhe rikthimi i PD-së në Kuvend

Janë 8 pika që ndryshohen me VKM dhe brenda minutës. Presidenti ka dhënë shancin për ndryshimin e VKM-së. Është çështje vullneti, dua apo jo ta bëj. Shpresoj që studentët të qëndrojnë.  Do jemi në seancë edhe të enjten për të rishikuar ligjin për Arsimin e Lartë. Diegia e mandateve është një rast ekstrem do ishte një gjë e dobishme, me një përfundim të dobishëm.

Qeveria ka vendosur dyshemenë dhe tavanin. Nëse qeveria ul tavanin nuk ka më abuzime. Qeveria me një ndryshim VKM, i cili firmoset në një minutë korrigjohet.  VKM ndryshohet menjëherë. Ngritja e buxhetit të Arsimit bëhet dhe zgjat vetëm 10 minuta.

Përplasjet e Ramës me studentët

Janë monologjet e FRESH, fillon në një kanal televiziv, për të tërhequr vëmendjen nga situata. Po tenton t’i iki përgjegjësisë për falsifikimin e firmave.

Protesta të organizuara nga opozita

Ka patur protesta të udhëhequra nga opozita dhe vazhdon të ketë. Është detyrë e opozitës t’i mbështesë, që gjithkush të japë kontributin e vet në problemin që ka zënë Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...