Bumçi: Rrëzimi i Ramës është zgjidhja politike, me pas shkojmë në zgjedhje

Saturday, 29 December 2018 21:21

Deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se e vetmja zgjidhje për vendin është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat shprehet se pas rrëzimit të Ramës opozita do shkojë në zgjedhje, ku edhe do fitojë, sipas tij.

Bumçi: Zgjidhja është rrëzimi i Edi Ramës. Absolutisht, PD do shkojë në zgjedhje dhe do t'i fitojë zgjedhjet, por këto zgjedhje duhet të jenë të çliruara nga ky njeri. Përsa kohë është Edi Rama nuk janë të çliruara. A hymë ne në zgjedhje pas çadrës? Ra gjysma e qeverisë dhe Edi Rama qëndroi kryeministër. Nuk ndryshoi asgjë. Ne u futëm në zgjedhje dhe PD mori kosto të madhe. Çfarë ndodhi? Nuk solli asnjë ndryshim. Ka vetëm një zgjidhje. Rrëzimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje politike, më pas shkohet në zgjedhje, ne në opozitë shkojmë në zgjedhje për ti dhënë frymëmarrje këtij vendi.

Referuar ndryshimeve të fundit në qeveri, Bumçi thotë se kjo tregon se qeveria ka rënë dhe se Rama është në panik.

Bumçi: Këto lëvizje vijnë nga paniku i Edi Ramës dhe nga një dështim i akumuluar që nuk e fsheh asnjë propagandë. Pas 6 vitesh është e qartë që këtu kemi të bëjmë me një dështim. Gjëja e parë është rrënimi i ekonomisë. Gjysma e popullsisë jeton me 2500 lekë të vjetra në ditë ose 5000 lekë të vjetra në ditë. Nëse ti ndryshon pjesën më të madhe të qeverisë, do të thotë se ka rënë kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...