Me mosdekretimin e Cakajt, fitoi Kosova

E Enjte, 10 Janar 2019 19:24

Për të kuptuar intrigën gjeopolitike që fshihet pas vendimit të Ramës për të emëruar një anonim si Ministër i Jashtëm, që alias është Baton Haxhiu, duhet të kuptojmë rrethanat e rajonit. Në kontekstin kur Serbia ka rifutur në treg idenë e ndarjes së Kosovës, Beogradi e di se nuk mjafton thjesht një zyrtar i Kosovës, por duhet edhe dikush nga trungu amë, Shqipëria. Për të avancuar këtë, përmes sekserit Alex Sorosi, Edi Rama dhe Vuçiçi po tentojnë të shfaqen si dyshja e re “Boro dhe Ramizi”. Por, ashtu sic bën me koncesionet, që ja ngec ministrave, edhe ndarjen e Kosovës kërkon t’ja ngeci , paksa me finesë, një ministri të ri të jashtëm, ama të një brumi me miell serb nga kuzhina e e rekrutuesit  Baton Haxhiu, agjenturllëku i të cilit ka koha që është i skeduar.

Gent Cakaj është kostumi  i Batonit, e si rrjedhoje i Beogradit, për të hyrë në Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë posacërisht për të lëshuar një deklaratë atëherë kur të përkthehet nga cirilikja e Beogradit në shqip. E intriga bëhet edhe zeze, kur në thelb të rekuizitës është origjina e ministrit. Pra, shërbimi i vetëm i tij është që Beogradi të marrë një aprovim të dyfishtë kosovar, ku i dyti vjen nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Për interesin e Ramës, artikulimi pro që i bën Ministri i Jashtëm i Shqipërisë është i volitshëm në të dyja skenarët. Duke e ditur se do të kritikohet nga BE-ja, ai do ta justifikojë duke shfrytëzuar divizën kosovare.

Prandaj, mosdekretimi nga Presidenti Meta në postin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë të Gent Cakajt është akti më patriotik që një president mund të ketë bërë.

Sa i përket letrës së Batonit drejtuar Ilir Metës,  Kreut të Shtetit të Republikës së Shqipërisë,  është e çuditshme sesi institucionet zbuluese nuk veprojnë në një kohë kur kjo letër dihet se nga cila dera ka dalë.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 19:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...