Studentët e ngujuar dalin me një deklaratë:  Ju lutem, mjaft na përballtët! 

Diel, 13 Janar 2019 10:20

Rreth 50 studentë të ngujuar brenda Fakultetit Ekonomik të kanë dhënë një deklaratë për mediat. Ata kanë theksuar në deklaratën e tyre se do të vazhdojnë protestën e tyre, pavarësisht sulmeve që iu bëhen. Deklarata e lexuar nga një vajzë nisi me shprehjen “Nëse mendoni që jemi partiakë, në djall vafshi!”.

"Gjithmonë kemi besuar për lirinë e mendimit dhe një të ardhme më të mirë, - tha studentja. - Jemi bërë popull pa shtyllë kurrizore në mendim, me mungesë ndërgjegje në llumin e të pamoralshmes.

Pas një muaji, janari duhet të na gjente më me dinjitet.ambientet tona nuk janë në gjendje funksionale, janë ende të ftohta. E vetmja gjë që kemi është infrastrukura e mendimit idealist.

Qëllimi ynë nuk ishte rrëzimi i partive, as i qeverive. Kemi dëgjuar lloj lloj sulmesh. Ne ju themi: Në shkollë kemi prezencën idealiste të shumicës. Ju lutem, mjaft na përballtët sepse dielli i shpresës do të shkelqejë. Të gjithë duam arsim. Nëse shihni atë që ne shohim, nëse ndieni atë që ne ndiejmë, le të qëndrojmë të bashkuar!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...