Mesazhi i Manjanit: Duhet të mbyllim hundët dhe të votojmë

Diel, 13 Janar 2019 12:33

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë një mesazh sot jo vetëm për konventën e LSI-së siç e adreson ai por edhe për qytetarët, pak muaj para zgjedhjeve lokale. Ai shpreh mirëkuptim për pakënaqësinë e qytetarëve ndaj politikës dhe opozitës por i bën thirrje të dalin të votojnë për të ruajtur atë pak demokraci siç thotë ai që ka mbetur.

Sipas Manjanit, largimi nga politika, mos marrja pjesë në zgjedhje apo votimi i pavlefshëm, mban në fuqi trustin politiko-ekonomik më të rrezikshëm që quhet Rilindje.

Ndaj ai bën thirrje që të mbyllim hundët dhe të dalim të votojmë, çfarë do votimesh të bëhen këtë vit.

STATUSI I MANJANIT
Një mesazh që kisha për konventën e LSI.
Do doja shumë që ky të ishte viti i negociatave me BE, por nuk është.☹️☹️

Ky është viti i zgjedhjeve që mund të vendosin fundin e asaj demokracie që ka mbetë. I kuptoj deri në palcë të gjithë ata që janë të pakënaqur me politikën. Me opozitën më së shumti.

Kanë të drejtë sa më s’ka!

Por, largimi nga politika, mos marrja pjesë në zgjedhje apo votimi i pavlefshëm, mban në fuqi trustin politiko-ekonomik më të rrezikshëm që quhet RILINDJE.

Nga ana tjetër të shpresosh se “armiqtë e brendshëm” të Trustit do ta përmbysin atë, do të thotë të rilindësh vetë rilindjen!

Duhet ta kemi të qartë këtë gjë. Çdo votë e mos hedhur ose e dëmtuar është plus dy për Rilindjen.
E di shumë mirë që partitë e opozitës janë për t’u kritikuar në mënyrë ULËRITËSE. Jam krejt dakord me çdo kritikë duke i shtuar edhe kritikën time madje.

Por zgjidhja nuk është largimi apo bojkoti. Ka ardhur puna që të kuptojmë se duke mos votuar nuk dëmtohet opozita, por DEMOKRACIA!!!

Edhe një palë zgjedhje si ato të fundit, varrosin përfundimisht çdo shenjë demokracie.
Rilindja është e qartë në ftesën e saj: o me ne ose do tu mbyllim gojën dhe shuajmë dritën. Ata nuk durojnë më jo veprim, por as fjalë kundër tyre.

Ndaj duhet të mbyllim hundët dhe të dalim të votojmë. Çfarë do votimesh të bëhen këtë vit! Më mirë të mbyllim hundët sot sesa të na mbyllin edhe gojën nesër! Ky është viti 2019! Që ta kalojmë gëzuar duhet të mbrojmë demokracinë pluraliste…

Manjani Fb 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...