Flet Kryemadhi: Metës ju dhimbs Rama...

Hënë, 14 Janar 2019 20:55

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thotë se do ta kishte dekretuar zotin Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm nëse do të kishte qenë ajo Presidente.
E ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News Kryemadhi thotë se Metë iu dhimbs Rama për ta ekspozuar para opinionit publik, PS dhe faktorit ndërkombëtar.

Kryemadhi: Po të kisha qenë në pozicionin e Ilir Metës, unë do ta kisha firmosur Gent Cakaj për Ministër të Jashtëm dhe më pas ne do të shikonim se që nga kryeministri dhe gjithë qeveria e tij do të tërhiqeshin zvarrë jo vetëm nga opinioni publik por dhe shumë faktorë të tjerë qofshin ndërkombëtarë apo dhe vetë populli i Kosovës. Mesa duket Presidenti iu dhimbs Kryeministri prandaj dhe bëri një veprim të tillë për të ruajtur sadopak institucionin dhe fytyrën e shtetit shqiptar. Do të shikoja sesi vetë PS do të reagonte dhe sesi vetë PS do të ishe ajo që do ta kishte kundërshtuar me votën e saj në parlamenti Ministrin e Jashtëm. Derisa sot Kryesia e PS-së nuk e lejoi Ramën ta ripropozonte në një dekret të ri zotin Cakaj do të thotë se vetë PS e ka detyruar atë për të mos bërë një ripropozim të tij.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 20:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...