Manjani: Argumentat pse Kushtetuta ndalon Ramën të jetë ministër i Jashtëm

Hënë, 14 Janar 2019 22:15

Tema e emisionit “Open” këtë të hënë i është dedikuar eventit më të rëndësishëm politik të ditës, vetëemërimit si ministër i Jashtëm i kryeministrit Rama. Por në një lidhje telefonike ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e vë në diskutim nëse Kushtetuta e lejon ose jo që një gjë e tillë të ndodhë.

Duke e sqaruar se ky është një interpretim i lirë që ai i bën dy neneve të Kushtetutës, përkatësisht neneve 95 dhe 103 të saj.

“Neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funksione të tjera. Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër”, sqaron Manjani, duke shtuar se i takon Presidentit, Kryeministrit dhe Parlamentit që të bëjnë intepretiin e duhur.

Ndërkohë në facebook për këtë çështje ai ka shtuar: “Ky ka qenë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama. Kuriozët mund ta gjejnë këtë informacion në zbardhjen e debatit për hartimin e Kushtetutës, që është një zbardhje e regjistrimeve të mbledhjeve të Komisionit Shtetëror për Hartimin e Kushtetutës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...