Idrizi: Tentakulat e Greqisë janë brenda politikës shqiptare

Saturday, 19 Janar 2019 13:22

“Tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare.” Kështu u shpreh sot kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në kuadër të 28-vjetorit të themelimit të shoqatës “Camëria”

“Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Camërinë. Shoqata Camëria sillte jo vetëm nevojën për liri, por vetëm në liri ne mund të kërkonim të drejtat tona. Camëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë.E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare.

Eshtë e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin cështjen e Camërisë. Në 2004 prezantuan një rezolutë për Camërinë, po c’ ndodhi a mund dot një parlament i shqiptarëve mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Camërisë. Kemi duruar shumë kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Ne jemi të vetëm nga politika shqiptare por jemi bashkë me cdo shqiptar kudo ku janë. – u shpreh Idrizi.

“Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet.’ Vijoi më tej Idrizi, ndërsa shtoi se ligji i luftës është turpi i Greqisë.

“Ka edhe një zgjidhje që politika se ka përmenduar asnjëherë shteti e zgjidh nëse do, lexoni rezolutën, jemi dy vende të NATO-s, ne dhe Greqia nuk jetojmë të vetëm në këtë Botë, ta hapin këtë problem në mbledhjen e parë të ministerialit të NATO-s, ku ulen e nuk pipëtijnë politikanët shqiptarë” -theksoi Idrizi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...