Kryemadhi fton të rinjtë në protesta në ditët e ardhshme

Saturday, 19 Janar 2019 14:27

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me të rinjtë e LRI-së në Bashkinë Selenicë ku bëri thirrje për tu bashkuar në aksionin politik dhe kombëtar të opozitës: "Rrëzimin e klikës së kriminalizuar që ka marrë peng vendin dhe ka varfëruar shqiptarët."

"Çdo stabilitet sot, pra çdo proces, çdo ngritje kundër këtij stabiliteti kriminal do të çlirojë Shqipërinë nga kapja dhe nga varfëria, prandaj unë ju bëj thirrje që sot mos ndaloni, ku i keni miqtë, familjarët tuaj në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, në të gjithë Shqipërinë duhet ti sensibilizojmë në mënyrë të tillë për të ecur përpara dhe për ta rrëzuar këtë klikë e cila ka marrë peng shqiptarët, nuk është çështje rotacioni, nuk është çështje politike, nuk është çështje për të hequr një kryeministër dhe për të sjellë një kryeministër tjetër."

Ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetarë shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...