Vendosmëri pa kthim

Diel, 24 February 2019 20:05

Nga Bujar Vreto

Sot ne oren 10.00 dt 24-02-2019 ne seline e Deges se PD-se Librazhd u mblodh kryesia dhe analizoi ne detaje punen e struktures ne lidhje me dy protestat e medha te 16 dhe 21 shkurtit si dhe u angazhua per protestat e radhes te datave 28 shkurt, 7 dhe 16 mars, si dhe protestave lokale qe do zhvillohen ne pika te ndryshme te Qarkut Elbasan.
Fjala ime e shkurter

Ju, demokratet dhe shume qytetare, u sensibilizuat dhe me lumturuat me pjesemarrjen tuaj masive ne 16 dhe 21 shkurt 2019 ne protestat me te madha qe ka njohur ndonjeher vendi,ju u bashkuat me te bindur se kurre per largimin e kryemafiozit edver, ju u bashkuat kunder varferise, kunder papunësisë, kunder mashtrimeve te qeverise se degjeletimuar, kunder droges qe ka mbuluar vendin, kunder diskriminimit te shtresave te shoqerise, kunder oligarkise dhe humbjes te shpreses per te ardhem e femijeve tane si dhe kunder manipulimit te zgjedhjeve qe verdikti te lexohet drejt dhe pushteti te jete vullnet i sovranit dhe jo parave te droges e forces te krimineleve qe tashme po dalin nga burgjet nje e nga nje.

Ne sot jemi alternativa per te shpetuar vendin tone nga braktisja qe po i bejne femijet tane trojeve te tyre. Ne sot jemi alternativa te shpetojme arsimin nga mediokriteti dhe punesimi ne kete sektor i lloj lloj sorollopi me ore dhe kontrata provizore duke dhunuar pjesen tjeter te arsimtareve te ndershem dhe profesioniste (nuk u paguajne veshtiresite dhe transportin pasi buzhetin e konsumojne per te punesuarit militante dhe koke bosha).

Ne sot jemi alternativa per te mos lene familjet ne meshiren e fatit pa energji elektrike si keta zuzare qe vetem shtojne numrin e militanteve qe marrin rrogat kot (rasti i fundit kane dy dit pa drita gjithe zonat per rreth qytetit si ; librazhd katund, dragostunje, spathar, babje etj).

Ne jemi alternativa te heqim taksat e reja te vendosura enkas nga bashkia per biznesin dhe te ulim te gjitha te tjerat ne masen 50% (taksat vendore). Ne do ulim cmimin e ujit te pijshem pasi grykesia dhe shtimi i fuqise punetore (militante) ka bere te rritet cmimi i ujit dhe te pamundesohet pagesa e tij (rasti i fundit para 1 muaji u rrit cmimi serisht dhe ceshte me e keqia se e rriten edhe pa vendim keshilli bashkiak).

Ne jemi alternativa dhe kemi te drejten morate te bisedojme me cdo banor te bashkise tone per situaten ku eshte katandisur vendi dhe tu japim besim realist atyre se situata do ndryshoje menjeher sapo vota te lexohet drejt dhe pushteti te kaloje ne drejtimin tone me z. Lulzim Basha kryeminister.

Anetaret e kryesis me pergjegjesi te madhe diskutuan per objektin e mbledhjes dhe moren angazhime konkrete per punen ne strukture dhe me gjere me qytetaret.

Une kerkova prej tyre te ftohen te gjithe kontributoret dhe faktoret qe kane qene drejtues partie, keshilltare lokale, pushtetare vendore, drejtues institucionesh, kryetar bashkishe apo komunash dhe intelektuale qe e duan ndryshimin.

Tashme, Populli eshte zot i fateve te veta.

Realiteti eshte ky...

Autori eshte kryetar Dega E PD-se Librazhd.

Modifikuar më Diel, 24 February 2019 20:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...