Tuneli i Krrabës i jepet privatit

Premte, 08 Mars 2019 17:23

Menaxhimi, mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimi i Tunelit të Krrabës do të bëhet nga një kompani private. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën tenderuese për subjektet e interesuar, ndërkohë që fondi limit i vënë në dispozicion është 195 milion lekë pa TVSH. Kontrata që do të nënshkruhet do të ketë një afat kohor 2-vjeçar, ndërkohë që në dokumentet e tenderit nuk saktësohet sesi do të kryhet mirëmbajtja e 2 loteve të tjerë të autostradës.

Njëri prej tyre, që përfshin aksin nga rrethrrotullimi i TEG deri te hyrja e tunelit, që aktualisht nuk ka përfunduar ende e për të cilin autoritetet kanë deklaruar se ai do të mbyllet përfundimisht në muajin maj të këtij vit. Ndërkohë që loti tjetër, që përfshin aksin nga dalja e tunelit deri në hyrje të qytetit të Elbasanit ka përfunduar prej kohësh dhe është i aksesueshëm nga automjetet.

Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, Tuneli i Krrabës ka funksionuar vetëm me një korsi lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën.

Modifikuar më Premte, 08 Mars 2019 18:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...