'S'keni parë gjë akoma’/ Presidenti Meta me prova të forta nesër në Kuvend. Ç’pritet të ndodhë...

Diel, 08 September 2019 16:40

Ora 09 e 59 e ditës së nesërme do të shënojë edhe kulmin kur Presidenti i Republikës Ilir Meta do të trokasë në derën e kryesisë së Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetje të Komisionit Hetimor Parlamentar, ngritur nga mazhoranca me qëllim shkarkimin e tij nga detyra.

Sipas asaj që ka mundur të mësojë Ora News, kreu i shtetit do te shoqërohet nga këshilltarët e tij më të afërt, ndërsa rrugën drejt Kryesisë së Kuvendit do e bëjë në këmbë

Por ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij pritet të jetë fakti se sipas burimeve, presidenti do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Ministria e Drejtësisë është një nga institucionet që e ka barë këtë duke mos botuar në Fletoren Zyrtare datën 13 tetor. Po kështu edhe anëtarët e PS në KQZ që nuk e morën parasysh as anulimin e datës 30 qershor dhe as datën e dytë 13 tetorin.

Kjo është shkresa që kuvendi ka publikuar dhe ku shihet qartë se e vetmja pikë ku komisioni hetimor do të qëndrojë gjatë është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës së Shqipërisë .

Fill pas mbledhjes së komisionit javën që lamë pas Kreu i Shtetit garantoi se do të mrete pjesë për të dëshmuar para deputeteve të PS që kërkojnë shkarkimin e tij .

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Komisioni ka marrë në ndërkohë përgjigjet e disa institucioneve të cilave ai është drejtuar, por duket se vendimtar do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias delegacioni i të cilit mbërrin në Tiranë ditën e martë dhe ku në vizitën dy ditore do të ketë kohë për tu takuar edhe me Kreun e Shtetit.

Opinioni i Komisionit të Venecias, duket se do të jetë përfundimtar në vendimin e komisionit hetimor por duke se vendimmarrje e të cilit do të shkojë përtej 8 tetorit dhe ndoshta për arsye se Komisioni i Venecias në praktikën e tij vonon në përgjigje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...