Negociatat me BE, Haxhinasto: Jo një proces fiktiv, reformat të miratohen

Saturday, 18 Janar 2020 09:50

Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, flet për negociatat me BE-në pas deklaratave inkurajuese të Kancelares Angela Merkel, e cila shprehu edhe një herë mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Në studion e ”Euronews Albania”, ish-deputeti i LSI, tha se lista e detyrave të lëna nga Bundestagu për Shqipërinë është e gjatë, duke nisur nga reforma në drejtësi e deri tek reforma zgjedhore, por me rëndësi për vendin është që procesi i integrimit të mos jetë fiktiv, por reformat të jenë të prekshme nga njerëzit.“Në fund të fundit duhet të analizojmë cilësinë e masave që merr BE për Shqiërinë në atë se si ndikojnë këto masa në realizimin e reformave që do të ndodhin në Shqipëri. Nuk duam që procesi të ndodhë në mënyrë fiktive dhe problemi të shfaqet gjatë negociatave. Gjithçka duhet të ndodhë në mënyrë graduale. Përpara se të mendojmë për procesin, duhet të mendojmë se kemi ende disa detyra të pakryera, reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, një përqasje të re në funksionimin e drejtësisë. Këto çështje që janë ngritur nga Bundestagu duhet të arrijmë rezultate të prekshme. Duhet të kemi një koncept të ri, jo vetëm të realizojmë reforma, po t’i vendosim ato si standard të zbatimit të ligjit”.Nga ana tjetër, ai vlerësoi si shumë pozitive dhe inkurajuese deklaratat e kancelares Angela Merkel, ndërsa shtoi se BE-ja është shumë i vëmendshëm, pasi shtetet anëtare nuk duan të eksportojnë probleme në vendet e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...