Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA.

E mërkurë, 05 February 2020 15:41

Shkruhet se Rama do te takoje Pompeo ne ShBA.
Shkelqyeshem dhe e pershendes nga zemra nje takim te tille, nqs do te ndodhe!
Por kam nje pyetje, Rama a do t’i transmetoje Sekretarit te Shtetit, apo dhe Keshilltarit te Sigurise se Shtepise se Bardhe, a dikujt tjeter qe mund te takoje solidarizimin e Shqiperise me inisiativen shume te rendesishme te ShBA e Presidentit Trump per tu involvuar ne menyre te plote e konkrete perseri ne Lindjen e Mesme, per planin e tyre te paqes midis Izraelit e Palestines, per te siguruar stabilitet, penguar radikalizmin e terrorizmin, per prosperitet ne te ardhmen e asaj zone jashtezakonisht te veshtire, elemente qe imponojne rolin lider amerikan aty, ne fakt si kudo ne zonat e nxehta ne Glob?!
Une e di qe kjo mbeshtetje nga Rama nuk eshte shume e rendesishme per Washingtonin, por e theksoj se eshte shume e rendesishme per Shqiperine e shqiptaret.
Kjo lidhet me strategjine tone kombetare, "Ne politikat globale te sigurise ne ndjekim ShBA", gje qe nuk mund te behet e besueshme nqs Kryeministri ne praktike vepron ndryshe, voton kunder ose hesht.
Vecanerisht kjo eshte e domosdoshme per neve mbas dy votave kunder prezences amerikane ne ate zone, qe Qeveria e Rames ka dhene ne Asamblene e OKB e ne Konferencen Islamike.
Te them te drejten me padurim po e pres nje lajm te tille publik, sepse kjo mbeshtetje nuk mund te behet tashme vetem me belbezime, duke pasur frike se mos e degjojne te tjere jashte asaj dhome.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...