Ku ndryshon qeveria tranzitore ose kujdestare nga ajo e 2017-ës? Ja si përgjigjet Alibeaj

Premte, 14 February 2020 16:32

Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar propozimet e selisë blu dhe opozitës lidhur me procesin e ardhshëm zgjedhor.

Sipas tij, minimalja që kemi kërkuar është montimi i kamerave të sigurisë në qendrat e votimit.

“Qendra e votimit të monitorohen me kamera. Minimalisht nuk do të ketë votim familjar. As komisioner që sheh votën apo mbushje kutish. Policia të jetë distante dhe sa herë të ketë probleme të thirret nga komisioni i qendrës së votimit.

Unë besoj se duhet të biem në një dakordësi. Vetëm me zgjedhje mund të ndodhë rotacioni. Kështu, të gjitha segmentet shtetërore jo ti lemë në kazermë. Jo si në 2017 që hoqën kapelen dhe mblodhën vota. Ne kemi sjellë që çdo veprimtari ndaj tyre të dokumentohet. Një polic nëse intimidohet nuk duhet të rrijë në punë. Të garantojë ligjin dhe të mbrohet nga ligji”, u shpreh ish deputeti demokrat.

Ku ndryshon qeveria tranzitore ose kujdestare nga ajo e 2017?

"Gjëja e parë që mund të themi është fakti se jemi duke përsëritur një film të parë. Nuk ishte faji i qeverisë tranzitore për atë çfarë ndodhi si rezultat. Çfarë të bënin ministrat e PD përballë krimit dhe kanabizimit kishte ndodhur shunmë kohë më parë. Nuk funksionoi pasi ishin shpërndarë paratë teksa ne ishim në çadër. Në 2017 kishim kohë kalendarike 28 ditë. Në territor nuk kishim qenë fare. Nuk ishte qenia e qeverise tranzitore. Kjo që ofrohet tashmë nuk është ripërsëritje e asaj që ka ndodhur.  Nuk ka rëndësi teknike apo politike, por një qeveri ku anëtarët e saj të mos kenë asnjë interes për të marrë pjesë në fushatë dhe as për rezultatin zgjedhor.  E dyta, nuk do të ketë bashkëqeverisje ku Rama e Basha ndajnë gjysmat". deklaroi Alibeaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...