Rikthehet dëbora në veri të Shqipërisë, ARRSH: Dibër dhe Tropojë trashësia 40 cm, ja akset problematike

E mërkurë, 01 Prill 2020 16:21

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bora është rikthyer në veri të Shqipërisë përkatësisht në rrethet e Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Pkës, Peshkopisë dhe Tropojës.

Në Dibër dhe në aksin Bajram Curri- Valbonë trashësia e borës arrin deri në 40 cm por në këtë të fundit nuk rekomandohen zinxhirë.

Akset problematike sipas ARRSH janë Kuben- Vasie te Kalaja e Dodës ku rekomandihen zinxhirë për shkak të ngricës, borës dhe erës.

Po ashtu pjesërisht zinxhirët rekomandihet në akset Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.

NJOFTIMI I ARRSH

📍Njoftim për gjendjen e akseve
Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura 💦 kryesisht në veri ka pasur reshje bore 🌨️
Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
🚜 Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.
🚧 Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.
👉Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.
⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
👉Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.
👉Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore🚦të ulin shpejtësinë 🚗 për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...