Kuvendi rrëzon 2 dekretet e Presidentit Meta për pronat e ligjin ‘Anti-KÇK’, i pranon propozimet për…

E Enjte, 16 Prill 2020 14:40

Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit Meta për anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Në seancën e zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë së deputetëve si pasojë e COVID 19 u rrëzuan dy dekretet e Kreut të Shtetit, për anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Argumentat e Ilir Metës që akti normativ i Këshillit të Ministrave për anti-KÇK bie ndesh me Kushtetutën dhe shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk i kanë bindur socialistët duke i rrëzuar ato me votën e tyre si dhe të disa deputetëve të opozitës parlamentare.

Po ashtu janë miratuar 12 Aktet Normative për COVID-19, përfshi këtu ndryshimet në buxhetin 2020, të miratuara me 100 vota pro, ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara me 89 votuan pro, për të cilat mazhoranca pranoi disa ndryshime të propozuara nga Presidenti Meta.

Po ashtu në Kuvend u miratua pr.ligji për ‘Tatimin mbi të ardhurat’, me 94 vota pro, u miratua shtyrja me 2 muaj e qirave për studentët dhe për bizneset e vogla. U miratua edhe Akti Normativ për pezullimin e Prokurorimeve Publike.

Modifikuar më E Enjte, 16 Prill 2020 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...