Nishani: Rama shan qytetarët, kanë vdekur njerëz me COVID jashtë spitaleve

Hënë, 04 May 2020 20:16

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka folur me skype me drejtuesin e emisionit “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ku ka sqaruar edhe revoltën e shprehur ditët e fundit në rrjetet sociale nga ana e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Ai ka akuzuar qeverinë dhe autoritet për keqmenaxhim të situatës së krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa theksoi se ka informacione se kanë ndërruar jetë jo në ambinetet e spitaleve persona të infektuar me koronavirus.

“Unë po bëj një kundërpyetje për qytetarët. Çfarë emri tjetër mund të ketë kreu i një qeverie kur në komunikim me qytetarët, në përgjigje të halleve dhe probleme të tyre të shumta dhe ankesave të arsyeshme, kryeministri i vendit ju thotë ‘tq pika pika (…) robt kush je ti mor zagar”. A ka më epitet tjetër që mund ti thuash një kryeministri kur flet me këtë gjuhë ndaj qytetarëve të vendit?

Shqiptarët kanë vuajtur një pandemi e cila është natyrore dhe nuk mund të fajësohet qeveria, por unë jam i shqetësuar se vuajtjet, rreziqet dhe sfidat në çdo familje shqiptare, përballen me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e një qeverie për të lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur situatën.

Të mos harrojmë se vetëm në dhjetëditëshin e fundit të muajit mars kjo qeveri vendosi në funksonim mekanizmat e parë që ishin skandaloze, qoftë shëndetësore qoftë sociale. Kemi një pandemi, nga ana tjetër kemi angazhimin e qeverisë për ta përballuar, por si është angazhuar? Së pari legjislacioni që është mekanizmi thelbësor i gjithë procesit, në këtë legjislacion, qeveria që nuk ka treguar vullnet për të përballur pandeminë por të bëjë politikë, duke fshehur paaftësinë dhe bërë si shpëtimtare. Ka aprovuar në mënyrë korrekte një legjislacion emergjence për shkaqet e fatkeqësisë natyrore, por de fakto ka implementuar pa e mbështetur në legjislacion masat për gjendjen e jashtëzakonshme, në mënyrë të kundraligjshme, në mënyrë kríminale.

Në përcaktimin kushtetues kur lejohet një gjendje e tillë parashikohen kufizime por duhet bërë bashkarisht me masa të tjera lehtësuese për të kompensuar humbjet për shkak të këtyre masave. Qeveria ka vepruar me shumë vonesë për mos lejimin e përhapjes së virusit në masë. Nuk ka lejuar dhe ka ndëshkuar qytetarët që bënin analiza në privat. Kam informacione të verifikuara se njërëz të cilët kanë ndërruar jetë me Covid-19 nuk kanë qenë në spital me simptomat e kësaj sëmundjeje dhe nuk janë deklaruar nga autoritetet për shkaqe të pandemisë”, tha Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...