'Shqipëria, Meksika e Europës'/ Noka: Një sëmundje që Shqipëria dhe shqiptarët do e vuajnë gjatë

Hënë, 08 June 2020 19:23

I ftuar në "Ora 19" në Syri TV, ish-ministri i brendshëm dhe ish-deputeti Flamur Noka ka komentuar situatën me krimin në vend, mbi të gjitha pas atentatit të sotëm në Elbasan dhe pas artikullit të gazetës italiane "Gazzetta Del Mezzogiorno" që e quan Shqipërinë "Meksikën e Europës".

Sipas Nokës, kriminalizimi dhe politizimi ekstrem i Policisë së Shtetit, e ka shndërruar vendin në këtë pikë.

"Policia e Shtetit është katandisur në një situatë shumë, shumë, shumë të keqe. Kemi dy elementë që nuk kanë ekzistuar kurrë: kriminalizim dhe politizim ekstrem. Kriminalizimi, e kemi parë në 2013 e pas. Kanabizimi i Shqipërisë ku u përfshi edhe kupola e policisë, shndërrimi i Shqipërisë në korridor të drogërave të forta dhe shndërrimi i Shqipërisë në laborator droge është një sëmundje që Shqipëria dhe shqiptarët do e vuajnë gjatë.

Pse sot Shqipëria quhet "Meksika e Europës" nga mediat ndërkombëtare?

Për ata që nuk janë të informuar, në fazën e parë ishte Kolumbia, shesh për kultivimin e drogës ndërsa faza e dytë Meksika. Pse? Pazaret e drogës kanë koston e tyre, kanë filluar të vrasin njerëz pa fund. Kjo edhe si pasojë e mbështetjes politike, që e ka kthyer Shqipërinë në kasaphanë. Sot Rilindja e ka strategji.

Në 2104, Rama dhe Tahiri i kanë vënë objektiv policisë: numri i të vrarëve do të jetë 50-55. Gjenden njerëz të vrarë në kanale e vende të tjera, raportohen si të vdekur, jo si të vfrarë për pazare droge. Të gjithë e dinë që janë të vrarë për pazare droge", tha Noka.

Modifikuar më Hënë, 08 June 2020 21:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...