Përfundon seanca në gjykatë, Saimir Tahiri sulmon ministrat e Ramës

E Enjte, 11 June 2020 16:26

Përfundon seanca te Gjykata e Posaçme e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke folur për mediat, ky i fundit tha se do të presë vendimin e gjykatës, ndërsa shtoi se gjyqi ndaj tij është kthyer tashmë në një histori komike.

Ai shtoi se ka bërë detyrën gjatë kohës që ishte ministër, duke theksuar se puna e tij ka qenë më e mirë se ajo e pasardhësve.

 ‘Tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem.

Gjyqi im është një histori komike. S’kam folur shumë gjatë kohës që kam qenë në gjykatë, për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi që kam lënë mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar, se mund të vija edhe si deputet, siç kanë bërë të gjithë tjerët përpara meje.

Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse drejtësia do të vijë nga gjykata, por rëndësi ka që përpara çdo qytetari jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës time gjënë e duhur. Kam bërë detyrën time shumë herë më mirë se ata që ishin dhe shumë herë më mirë se këta që janë.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...