Rikthimi i çështjes,ja për çfarë akuzohet ministri i Edi Ramës

Premte, 26 June 2020 14:15

Dosja e Saimir Tahirit është rikthyer për gjykim. Sot Gjykata e Apelit ka vendosur që të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë për hetim ish-ministrin e Edi Ramës, njeriu që akuzohet se mbushi Shqipërinë me kanabis.

Por për çfarë akuzohet Saimir Tahiri. Prokuroria ka ngritur tre akuza për ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë së Edi Ramës.

Tahiri akuzohet se ka lidhje me grupin e ‘Habilajve’ në Vlorë.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është njohur me akuzat zyrtare nga prokuroria, e cila prej shumë vitesh e ka hetuar për përfshirje në një grup kriminal.

Mbi ish-ministrin Saimir Tahiri rëndojnë tre akuza.

‘Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal’, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara nga Policia Gjyqësore në bashkëpunim me organet e ligjzbatuese në vend, kur rezultonin të dhëna mbi aktivetetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptarë, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me datë 08.06.2016 ka regjistruar procedimin penal nr. 134, për veprat penale ‘Kultivimeve i bimëve narkotike’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuara nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda mbi bazën e informacioneve referuese të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të policisë Vlorë, sipas të cilëve të pandehurit Nazer Seiti, Moisi Habilaj, Florian Habilaj ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve, më datë 29.04.2017 ka regjistruar procedimin penal nr.164 për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Duke qenë se disa prej tyre subjekteve nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 134 të vitit 2016, ishin përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotikë së bashku me të pandehurit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nazer Seiti, bazuar në nenin 79 gërma ‘b’ të Kodit të Procedurës Penale, me datë 25.09.2017 është vendosur bashkimi i procedimeve nr.134 të vitit 2016 dhe nr. 164 të vitit 2017 në një procedim të vetëm, nr.134 të vitit 2016.

Mbi bazën e të dhënave të bëra publike në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet italiane të drejtësisë, të pandehurit Moisi Habilaj, etj, në lidhje me faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilit vepronin si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetet në fushën e trafikimit të narkotike, nisur nga fakti që rëzultonin të dhëna për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.313 në ngarkim shtetasit Saimir Tahiri, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotike’, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe ‘Korrupsioni Pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë’, parashikuara nga nenet 283/a dhe 260 të Kodit Penal.

Ish-ministri i Brendshëm për më shumë se dy vite është në hetim nga Prokuroria. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 dhe Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të mos lejonte që Saimir Tahiri në atë kohë deputet të përfundonte prapa hekurave.

Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë.

Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën ‘arrest shtëpie’.

Jo vetëm kaq, por në përgjime ka rënë edhe babai i Tahirit dhe nusja e tij.

Gjatë hetimeve, prokuroria kërkoi që Saimir Tahirit ti hiqej imuniteti i deputetit, por mazhoranca me drejtimin e Edi Ramës vendosën të kundërtën, duke e mbrojtur të akuzuarin për trafik droge.

Ky vendim, solli dhe reagime të shumta ndërkombëtare, duke dënuar vendimin e mazhorancës së Ramës.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama vonoi edhe me më shumë se 1 javë ti jepte leje prokurorisë për të kontrolluar banesën e ish-ministrit. Gjatë kësaj kohe, ish-ministrit dhe disa njerëz të tij të besuar, patën kohën e mjaftueshme për të pastruar gjithçka të dyshimte dhe kur prokuroria mbërriti në shtëpinë e tij, nuk gjeti asgjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...