Vasili i prish ekstazën e Vunoit, Ramës, i dërgon mesazh me polifoni

Saturday, 27 June 2020 13:22

 

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, e ka përmendur Kryeministrin nga ekstaza e panoramës së një Vunoi “të rilindur”, mëngjesin e kësaj të shtune, pak pasi ai publikoi një video nga Vunoi, shoqëruar me muzikë e këtë shënim: “Mirëmëngjes, - shkroi Rama, - dhe me fshatin e nonës dhe të nënës time ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona”.

Mirëpo, Vasili nuk e ka lënë gjatë në këtë harrim fundjave, Ramën. “Edi, në Vuno ka polifoni dhe jo klarinetë të vetmuar! – ka trokitur ai në Fb dhe i ka dërguar një tjetër këngë, kryeministrit.

"Edi Rama poston video për Vunoin dhe e shoqëron me një sigël me klarinetë! – shkruan ai. - Në Vuno dhe në Himarë, këndohet vetëm me polifoni. Në krahinën tonë këndojmë të gjithë bashkë, të barabartë dhe në respekt të njeri-tjetrit. Edi nuk këndon dot me shokë si i barabartë mes të barabartëve. Edi këndon vetëm dhe i bie vetëm klarinetës së tij.

Në respekt të Vunoit dhe të gjithë krahinës së Himarës së qeverisur me venome (e pavarur) dhe në ditët e pushtimeve më të egra dhe me polifoninë e saj të pashoqe, që Edi të kuptojë se si këndohet në atë krahinë e në atë fshat, po ju vë të dëgjoni këngën madhështore, perlën e polifonisë bregdetase, "Vajzë e valëve", përfundon Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...