Pak orë para festës së titullit,Meta ngre dy gishtat me bluzën e Tiranës: E meritonte! Sot shëndeti është më i rëndësishëm se çdo gjë…

E mërkurë, 29 July 2020 16:01

 

Presidenti Ilir Meta pak orë para se Tirana të jetë zyrtarisht kampione e Superligës së Shqipërisë ka pozuar me fanellën bardh e blu.

Meta thotë se Tirana e meritonte këtë sukses në 100- vjetorin e kryeqytetit dhe nxjerr edhe një listë të legjendave të ekipit të cilëve u dedikon këtë sukses.

Por Presidenti thotë se sot më e rëndësishme se çdo gjë është shëndeti dhe jeta prandaj duhet të respektohen të gjitha udhëzimet për maskën dhe distanizimin fizik.

Në stadium Tirana nuk do të ketë fatin ta festojë ngritjen e Kupës me tifozët pasi autoritetet nuk e lejojnë diçka të tillë në kuadër të masave ndaj COVID-19. Festën do e zhvillojnë vetëm lojtarët dhe stafi.

 

STATUSI NGA ILIR META
Edhe pak orë për t’iu bashkuar festës bardhë e blu! ⚪🔵
E meritonte Tirona🏆⚪🔵 të rikthehej fuqishëm në këtë 100-vjetor të kryeqytetit!
Ky sukses është edhe në nderim të:
Selman Stërmasi
Riza Lushta
Naim Kryeziu
Myslym Alla
Enver Shehu
Niko Xhaçka
Skënder Hyka
Petrit Dibra
Skënder Hodja
Fatmir Frashëri
Luigj Bytyçi
Millan Baçi
Perikli Dhales
Arjan Bimo
Edmond Gëzdari
Halim Mersini
Arben Minga
Agustin Kola
Shkëlqim Muça
Ali Mema dhe Dinastia Mema
Skënder Halili
Nevil Dede
Elvis Sina
Devi Muka
Blendi Nallbani
Ansi Agolli..e sa e sa yjeve të tjerë bardhë e blu⚪🔵 por edhe kuq e zinj🇦🇱.
Të respektojmë sot të gjitha udhëzimet, për mbajtjen e maskave dhe distancave fizike. Shëndeti më i rëndësishëm se çdo gjë!
URIME TIRONA! ⚪🔵🏆

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...