Situata në Kakavijë,Presidenti Meta publikon analizën e Artan Hoxhës: Kriza që mund të parandalohej

Hënë, 17 August 2020 09:57

 

Presidenti Ilir Meta thotë se kriza e disa ditëve në Kakavijë, ku mijëra qytetarë pritën me ditë të kalonin kufirin për në shtetin grek, mund të parandalohej.

KAKAVIJE SITUATA
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka publikuar analizën e Artan Hoxhës, ku ndër të tjera ka shkëputur një pasazh ku thuhet:

“Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi u shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë”.

POSTIMI I PRESIDENTIT META

“KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ!”

Nga Artan Hoxha

Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës. Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse.

Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...