Presidenti Meta kujton 109-vjetorin e vrasjes së patriotit të shquar Petro Nini Luarasi: Një rilindas i vërtetë

Hënë, 17 August 2020 12:58

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar 109-vjetorin e vrasjes të patriotit të shquar Petro Nini Luarasi.

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”.

Këto amanete legjendare të martirit të gjuhës dhe shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi do të mbeten përjetë të gdhendura në memorien historike të kombit tonë, që e ka paguar aq shtrenjtë Lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, duke sakrifikuar bijtë e bijat e saj më të mirë!

Sot, në 109-vjetorin e vrasjes të patriotit të shquar të Kolonjës dhe luftëtarit të paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperitetit e kombit shqiptar, është dita për të përkujtuar me nderim e respekt veprën e Tij dhe gjithë ato sakrifica të jashtëzakonshme në shërbim të arsimit shqip, për të cilin dha edhe jetën!

Rilindasi i vërtetë Petro Nini Luarasi, së bashku me atdhetarë të tjerë, kontribuan për ndriçimin dhe edukimin e popullit shqiptar, jo vetëm me dijen, por mbi të gjitha me patriotizmin, dashurinë dhe sakrificat për Atdheun, duke u shndërruar në një shembull të fortë frymëzimi dhe motivimi për të gjithë mësuesit e të rinjtë tanë ndër breza dhe duke na mësuar se: SHQIPËRIA ËSHTË E PARA! 🇦🇱

Modifikuar më Hënë, 17 August 2020 13:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...