Aktivistët në protestë: Çohuni të mbrojmë vendin me armë! Të zbardhet biseda telefonike mes ministrit grek dhe Ramës

Saturday, 29 August 2020 14:07

 

“Falja e detit” është protesta që u mbajt paraditen në sotme në kryeqytet për deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili u shpreh se Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë deri në 12 milje. Aktivisti Aulon Kalaja kërkoi që të zbardhet biseda telefonike mes Ramës dhe ministrit grek Dendias.

“Të zbardhet biseda telefonike mes ministrit të jashtëm Dendias me kryeministrit Rama. Pse do të vizitojë shqipërinë dhe a do të ketë lidhje me zgjerimin e kufirit grek.

 

Shqipëria duhet të jetë reciproke në marrëveshjen me Greqinë. Jemi për marrëveshje të ndershme dhe Shqipëria të ulë në tryezë ekspertët më të mirë, jo spiunët.

Ne nuk do të djegim flamurin grek, por do të ngremë sa më lart flamurin shqiptar”, u shpreh Kalaja.

Një tjetër aktivist nuk i ndali tonet e ashpra ndaj qeverisë duke bërë thirrje: “Çohuni të mbrojmë vendin me armë. Po na shet kryeministri. Nuk është kryeministri i Shqipërisë, nuk është kryeministri i këtij vendi.”

Ndërsa Sazan Guri foli me detaje duke sqaruar se prej vitesh flitet për këtë marrëveshje ndërsa është dyfishuar numri i miljeve që kërkon të marrë pala greke.

“Këtë marrëveshje prej 10 vitesh me palën shqiptare, nga 6 milje, sot deklaron 12 milje. Kjo do të thotë pushtim të zonës ekskluzive ekonomike. Kjo do të thotë që shteti shqiptar nuk do të ketë pjesë detare në shtetin e vet”, tha Guri.(A.M/Faxweb.al)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...