“Na keni bërë me lujt mendsh.Nga t’ia mbaj më!?”/9 muaj pas tërmetit, qytetari me aftësi të kufizuara: Jam ende pa shtëpi, me borxhe deri në fyt

Premte, 04 September 2020 09:58

 

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u ndal tek banesa e shkaterruar nga tërmeti e shteasit Rasim Shahini, banor i fshatit Shahin të kësaj bashkie.

Rasimi është invalid dhe prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një vendi normal ku të jetojë bashkë me të ëmën e sëmurë. Ai thotë se shtëpia u vlerësua si e pabanueshme dhe për t’u shembur nga komisionet shtetërore.
Sipas tij, 9 muaj pas tërmetit, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e kësaj familje në pamundësi serioze ekonomike. Rasim Shahini apelon për ndihmë. Nëna tij e moshuar e ka të pamundur të kujdeset për të. Gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore, ndërsa një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre, sidomos në kushtet e pandemisë COVID-19.

“Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t’u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: “Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit… do ta bëj shtëpinë tënde.” Me inat! Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi.

Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: “Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë… me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t’ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë… Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t’ia mbaj më, nga të mbytëm? S’kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!” – shprehet ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...