Berisha:Per Edvin Zograf Hajdutin -Java “nga deshtimi ne deshtim”!

Saturday, 19 September 2020 19:48

 

Nga Sali Berisha

Java “nga deshtimi ne deshtim”!

Te dashur miq, Edvin Kristaq Zografi ka njohur ne tre udhetimet e diteve te fundit deshtimet politike dhe diplomatike nder me te hidhurat dhe konkretisht:
|
Vizita “Bujrum Dajak”.
Ne analet e diplomacise neo-otomane te Presidentit Erdogan, vizita e Edvinit ne Turqi eshte regjistruar si vizita Bujrum Dajak.
Edvini u thirr per vizite pas disa demarsheve zyrtare te autoriteteve turke ne nivele nen kryeministror per ti degjuar direkt nga goja e Presidentit Erdogan selamet e derguara ne adrese te tij nga vartesit e presidentit. Takimi ne Maramra ishte pra nje ujrum dajak saqe Edvini pasi harroi te bej ndonje njoftim per takimin, zhgarraviti disa fjale te cilat te lexuara me vemendje deshmonin qarte brendine e tij.
|
Vizita “nga Shkelqimi ne Shkelqim”.
Pavaresisht se u perpoq qe viziten e tij ne Athine ta paraqiste si vizite te kreut te OSBE, ne fakt ai shkoi thjesht i ftuar per te marre pjese ne forumin e pervitshem qe organizon revista The Economist dhe u kthyer nga Athina si Zografi Bis.
Ne stilin tashme te njohur te Alister Kembellit te mashtrimit paraprak te publikut per ti rritur vleren asaj qe do te ndodhe, ai njoftoi se nuk do te takohet me kryeministrin e Greqise Micotaqis.
Diten qe shkoi Zografi ne Athine, Kryeministri i Micotaqis i shtroi nje darke te ngushte ne te cilin ai i komunikoi jo ne kater sy siç njoftoi per darken tet a tet, por se paku ne 12 sy vendimin e qeverise se tij se Greqia zgjeron atdheun duke rritur nga 6 ne 12 milje ujerat e saj territoriale ne detin Jon ne kufi me Shqiperine dhe se ajo nuk njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise ndaj sygjeronte qe palet ti drejtoheshin gjykates nderkombetare.

Pas nje kundershimi fillestar se nuk mund te pranonte gjykaten nderkombetare sepse kjo eshte nje ide e Berishes, Zografi Bis u detyrua te pranoje dergimin e çeshtjese se kufinjve jonian me Greqine ne gjykate dhe tani jo me me 6 milje por me 12 milje me Greqine. Keshtu qe darka te cilin Zografi Bis e njoftoi si darka nga “Nga Shkelqimi ne Shkelqim”, ne te vertet ishte darka “pije detin Zograf”.
Kjo sepse pas kesaj darke ai u detyrua te perserise nga Athina aktin e tradhetise se larte kombetare duke deklaruar se zgjerimi i ujerave territoriale te Greqise nga 6 ne 12 milje nuk prek Shqiperine dhe se nuk ka marreveshje.

Te nesermen ne panel ishte dita e poshterimit te tij publik nga ish ministrja e jashtme e Greqise, Dora Bakojanis e cila para opinionit publik grek dhe nderkombetar paraqiti si njeri qe punon kunder vendit te vet duke sjelle si shembull rrezimin nga ana e tij per llogari te Turqise te marreveshjes se detit te vitit 2009, ne te cilen deti ndahej duke patur Greqia 6 milje dhe Shqiperia 12 milje.

Ndaj kesaj deklarate qe habiti audiencen, Edvini u mbrojt me argumentat qesharake duke thene se ne ate kohe ai nuk njihej me Erdoganin dhe se ky i fundit nuk eshte antigrek.
Per te mbuluar tradhetine e tij te larte kombetare Zografi Bis urdheroi mediat e tij te Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes etj te trillojne se Zografi eshte njeriu qe realizoi armepushimin Turqi - Greqi sikur keto dy vende te ishin ne lufte dhe marrezira te tjera si keto.

Miq, si perfundim vizita e Zografit Bis ne kryeqytetin e Greqise ngjason shume me viziten e Jorgo Kristaq Zografit ne janar te vitit 1914 ne Athine, vetem se ne rastin e Zografit Bis apo Edvin Kristaq Zografit shitet deti Jon kurse Jorgo Kristaq Zografi shiti token, Jugun e Shqiperise. sb (vijon)

ps: Nga Shkelqimi ne Shkelqim eshte mare nga postimi ne twitter i Zografit Bis pas darkes se kapitullimit para kryeministrit Micotaqis, ne te cilin i frymezuar nga libri i babait te tij shpirteror Enver Hoxhes “dy popuj miq” do te shkruante: “Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...