Bardhi:Qeveria diskriminoi Jugun për 7 vite, Opozita fiton thellë zgjedhjet

Diel, 27 September 2020 14:13

 

Gazment Bardhi është i sigurt për fitoren e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm. Sekretari i përgjithshëm i PD-së ishte sot në Gjirokastër, ku ndoqi nga afër procesin e votimit për kandidatët për deputetë.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se pritshmëritë e PD-së dhe opozitës së bashkuar janë për fitore në qarkun e Gjirokastrës, por në të gjithë vendin, pasi sipas tij, qeveria e ka diskriminuar Jugun.

 

“Interesi i anëtarëve të partisë është i madh, që tregon se është një proces që dëgjon zërin e qytetarëve për t’u shprehur mbi cilësinë e kandidatëve, që Gjirokastra të përfaqësohet me njerëz me integritet.

Uroj që procesi të shkojë pa probleme dhe në fund të zgjidhen me të mirët, që të paraqitemi me njerëzit me të mirë. Kjo nuk është lista finale, por e kandidatëve, por e sigurt është që përfaqësuesit e PD-së në listën finale do të jenë më të mirët të Gjirokastrës.

Gjatë 7 viteve që qeverisemi nga Rama, jo vetëm Gjirokastra, por gjithë Jugu ka qenë i diskriminuar, ka munguar vëmendja ndaj halleve të qytetarëve dhe biznesit. Braktisje totale nga qeveria. Prishtimëria e PD-së jo vetëm për Gjirokastrën por gjithë Shqipërinë është fitore e thellë. Në Gjirokastër opozita e bashkuar do të jetë fituese” tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...