“E vrau shteti Azem Hajdarin”, Sali Berisha flet pa dorashka: S’kam marrë kurrë fletëthirrje nga gjykata, nuk isha dëshmitar okular. Pse akuzova Fatos Nanon?

Hënë, 28 September 2020 22:35

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit më 12 shtator të vitit 1998 në një atentat që iu bë para selisë së Partisë Demokratike.
Berisha e quajti vrasje shtetërore ekzekutimin e tij, duke drejtuar gishtin tek qeverisja socialiste e Fatos Nanos, ndërsa shtoi se vetë ai nuk është thirrur kurrë në prokurori apo gjykatë për të dëshmuar për të, pasi nuk ishte dëshmitar okular atë natë.

Nuk jam thirrur asnjëherë, kurrë në jetën time as në gjykatë dhe as në prokurori. Kurrë nuk kam marrë fletëthirrje. Nuk ka një media të vërtetojë të kundërtën e kësaj. Po, Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë lojë dhe bëjnë skupe sepse nuk më thërrisnin dot. Për dy fakte, e para do t’u bëja prezencë politike, e dyta nuk isha dëshmitar okular. Unë isha në zyrë e çfarë do të dëshmoja nuk merrte fuqi prove. Së treti vetëm në 12 orë atë ditë kam bërë tre konferenca shtypi. Pra, kam denoncuar publikisht cdo të dhënë që ka ardhur, kam denoncuar vrasjen shtetërore.

 

Azem Hajdari ishte ndër personalitetet më të rralla të politikës. Cfarë ishin banda terroriste e Haklajve, ishte e zakonshme, jo, ajo është një bandë shtetërore me spaleta. Bandë ishte edhe Zani Caushi, po nuk u bë shef komisariati. Vrasësit Haklaj morën komisariatin për t’u hakmarrë në emër të regjimit në Tropojën e Azem Hajdarit. E vrau shteti Azem Hajdarin.

 

Kishim informacion se vrasësit e Azemit kanë pritur në aeroport Fatos Nanon. Kjo nuk ishte një e dhënë e kotë. Pse akuzova Fatos Nanon? Pas vrasjes i kemi ndjekur vrasësit e bandën terroriste. Nga Lapraka në Bajram Curri, asnjë postbllok policie, jo vetëm s’i ka ndaluar po i ka nderuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...