Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Sali Berisha: Ishte kurth! Nuk ishin nga brenda PD, ja kush e bëri

Hënë, 28 September 2020 22:48

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘’Opinion’’ ka akuzuar drejtpëdrejt ish-kreun e SHISH, Fatos Klosin si personin që e nxorri në pritë Azem Hajdarin.

Berisha thotë se në pritë Hajdarin nuk e nxorën njerëz brenda PD dhe as njerëz të afërt, por ish-kryeministri rrëfen se si i erdhi lajmi.

 

Sipas tij, një militant në zyrë i erdhi dhe i tha figurativisht e ‘vrava’ Azem Hajdarin. Berisha kuptoi se në të vërtetë nuk kishte qëlluar ai por erdhi për ta njoftuar.

 

Më tej Berisha thekson se vrasjen e organizoi dhe e serviri pikërisht ish- Shërbimi Informativ Kombëtar

PYETJA: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin nga selia e PD?

SALI BERISHA: Në pritë, po të ë pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi. Kurth. Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha e ‘vrava’ Azem Hajdarin. Ishte i sfazuar. Më mori në telefon filani e më tha.

Po kjo nuk qëllon i thashë, ti s’ke vra se nuk e ke qëlluar ti. Ky ishte sigurisht një militant i PD që më njoftoi. Por kurthin e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të shërbimit, jo të Policisë. Radio e Shërbimit Informativ. Nga makina që u qëllua.
Atëhere thurrën një lajm të tillë, dhe ky lajm i shkoi Azemit.

PYETJA: Pse doli?

SALI BERISHA: Si të të vijë, jam dakord që ishte kujdesshëm. Ai mendoi se çfarë mund të ishte kjo. Ai mund të nxirrte bodyguardët. Por bëri një vlerësim të gabuar.
Absolutisht jo. Nuk e bënë nga brenda PD. S’besoj të ketë qenë telefonatë e të afërmve. Unë besoj se ky variant që më është treguar ka të vërtetën brenda, dhe nuk e kam ndjekur mbrapa konkretisht ky problem. Telefoni, vrasësit normale që do merrnin telefonin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...