'Qytetari dixhital ka një pyetje publike për Edi Ramën'

Saturday, 16 July 2022 19:23

 

"Qytetari dixhital ka një pyetje publike për Edi Ramën. Më poshtë keni pyetjen e tij!"- Mesazh i publikuar në Fb nga Kryetari i PD, Sali Berisha.

Pyetje për Edi Ramën.

Plazhet tona ua ke dhënë privatëve me argumentin se ata i menaxhojnë më mirë se shteti që t’i drejton. E kuptoj.

Me këtë logjikë ke premtuar që çdo privat, që menaxhon plazhet, do të vendosë një roje bregdetare për çdo 80 m vijë bregdetare lineare. Edhe këtë e kuptoj.

 

Ajo që nuk e kuptoj është përse në 450 km vijë bregdetare ka qindra administrues privatë, dhjetë bashki dhe një qeveri, por nuk gjendet as edhe një roje bregdetare?!

Dje, Anri Kashiku, vetëm 18 vjeç, u mbyt si një hero në plazhin e Durrësit duke u përpjekur të shpëtonte dy fëmijë të tjerë. Ku i kishe rojet bregdetare?!

Tek ai plazh unë të tregoj mbi 100 zaptues me shezlongje, ti më trego vetëm një roje bregdetare.

Pak ditë më parë, në plazhin e Palasës u mbyt një 53-vjeçar. Ku ishte ndihma e shpejtë?

Po rojet bregdetare, m’i tregon dot ku ishin? Se Investitorin Strategjik e shoh vetë që nga maja e Llogarasë madje.

A më thua dot sa roje bregdetare ka sot në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, Himarë apo Sarandë?

Gjatë kohës që ngrohesh në diell tek rezidenca e Dhërmiut, a e ke pyetur veten ku janë rojet bregdetare?

Si kryeminister i këtij vendi, a të bën përshtypje që në muajin e parë të sezonit turistik është mbytur mesararisht një njeri çdo tre ditë?

Gjatë kohës që ishe në OKB, a të ra radha të lexosh rezoluten e 28 prillit 2021 për sigurinë e plazheve?

Si lider global që je, a e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë ke zbatuar nga kjo rezolutë e OKB-së?

Si një i majtë që premtoje se “kohës së rërës me pagesë i kishte ardhur fundi” (që para 8 vitesh), a nuk të bën përshtypje që privatët jo vetëm që nuk paguajnë taksa, por nuk përmbushin as detyrimet ligjore bazë për administrimin e plazhit që kanë zaptuar?

Unë e di që ti nuk i respekton aq shumë shqiptarët sa të mbash premtimet që iu jep nëpër fushata elektorale.

E kuptoj edhe që ti nuk ndihesh aq i aftë sa të drejtosh një shtet që i mban plazhet tona të sigurta.

Por, kam një kërkesë: Kur të kthehesh tek zyra jote e rrethuar me flutura, pasi të kesh bërë nja dy kosha dhe të kesh luajtur me lapsa me ngjyra, merr stilolapsin dhe firmos një herë të vetme një vendim që shkon përtej xhepit tënd: Hiqu licencën çdo subjekti që ende nuk ka siguruar roje bregdetare në plazhin që e ke lejuar të zaptojë.

Kaq është minimumi që meriton ky popull…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...