Tritan Shehu:E uroj partine me te re opozitare,”Partine e Lirise”!

E mërkurë, 27 July 2022 18:34

Se pari desheroj te uroj partine me te re opozitare,”Partine e Lirise”!
Eshte kenaqesi te konstatosh rritjen e “arsenalit” te opozites ne ballafaqim me kete regjim, e rendesishme kjo per betejat politike te ardheshme.
Jane pikerisht keto beteja, qe kerkojne mobilizimin e grumbullimin e te gjithe atyre forcave politike, qe perpiqen apo do te perpiqen per ndryshimet e medha qe ka nevoje vendi.
Uroj per kete rrugetim dhe ish Presidentin e drejtuesin e asaj force Z.Ilir Meta, mikun tim te vjeter, ne dakordesi a kundershti reciproke politike.
Te them te drejten do te desheroja ta mbyllja ketu kete postim, por disa lajme- intrigash, qe prej dje po artikulohen reth germave I.M, duke aluduar si skutha per ish Presidentin, me detyrojne te zgjatem dhe pak.
Aspak serioze dhe e pa tolerueshme kjo qe po ndodh per institucionet e nje vendi antar i NATO, qe aspiron te jete pjese e Europes se Bashkuar.
Me kete une nuk dua te mbroj Meten e vertete, ish Presidentin.
Ai di ta beje vete shume mire kete, ashtu si kam besim qe e verteta ne te gjitha analizat dhe te gjitha gjasat eshte ajo cfare ai deklaroi.
Por desheroj te shpreh te gjithe indinjaten time per keto menyra meskine, ne forme “rrjedhje lajmesh” e thash e themesh te njerezve pa karakter apo te ceket, te dirigjuara nga pushteti.
Menyra okulte keto si i mbyturi, qe kerkon shpetim tek “fija e kashtes”, pikerisht per te hequr vemendjen e zbehur mega skandalet te kesaj Qeverie.
Jane pikerisht keto forma “goditjeje te armiqve”, te trasheguara nga arsenali i Regjimit te dikurshem, te vena ne jete nepermjet Sigurimit famekeq e bashkepuntoreve te “zinj” te tij.
Eshte nje keqardhje e vertete te perballesh perseri me te tilla “mekanizma” mesjetare, qe po perdoren edhe nga ata, qe paguhen per te zbardhur bemat e atyre strukturave diabolike.
Nje shtet demokratik, transparent, europian ka te tjera mundesi e menyra per te arritur tek e verteta dhe transparenca e domosdoshme e saj.
Nje aresye me shume kjo per te permbysur sa me pare kete regjim autokratik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...