'Gonxhja, një ekspert në vjedhje': Berisha publikon akuzat e qytetarëve

E Enjte, 28 July 2022 09:46

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka akuzuar Blendi Gonxhen, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, bashkëpunëtorin më të vjetër në politikë të kryeministrit Edi Rama, si ekspert të vjedhjeve me rikonstruksione!

Këtë radhë, Berisha ka publikuar thjesht e vetëm, opinionet e qytetarëve, më saktë denoncimet e “qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor!

Me sa duket, moto e Rilindjes është shkatërro dhe vidh nëpërmjet tenderit. Pa mbushur as 1 vit nga rikonstruksioni i godinës së Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë ose siç quhet rëndom Drejtoria e Patentave, Blendi Gonxhja me sa duket ka vendosur të vjedhë përsëri.

 

Fillimisht ishte godina e kontrollit fizik e cila gjasme u rikonstruktua. 2 muaj zgjatën punimet dhe rezultati ishte spektakolar. Asnjë ndryshim përveç ndryshimit të vendeve të mobilieve. Tani e ka radhën ndërtesa e regjistrimit e cila u bë e re në gusht dhe u përurua me tam-tame. Tani u prish përsëri dhe qytetarët janë të detyruar të rrinë në radhë dhe të marrin shërbim si sardele në një sallë të improvizuar vetëm për arsyen se është vendosur të vidhet përsëri me tender.

Përshëndetje Doktor!

Desha t’ju informoja për diçka që pritet të ndodhë tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë. Po përgatitet vjedhja e radhës nga Belinda dhe Blendi Gonxhe. Nuk ka as një vit që u rikonstruktua godina e drejtorisë, tani kanë njoftuar që do ta rikonstruktojnë përsëri. Verifikojeni tek faqja e DPSHTRR në Fb. Gjasme kanë bërë disa lehtësira të vogla në lidhje me lejet e drejtimit dhe qarkullimit dhe po i shesin si reforma të mëdha.

Besoj se janë për të hedhur hi syve që të mos shikojë njeri megavjedhjen. Godina është shumë funksionale kështu siç është dhe pothuajse e re. Vjet u bë nga fillimi madje dhe me pemë të reja që pavarësisht se u morën lekët nga Buxheti i Shtetit, u paguan dhe nga punonjësit e thjeshtë sepse kështu iu tha ish- drejtori (njeri i Blerina Gjylametit) dhe nuk u ndien se i kërcënonte me heqje nga puna. Tani si duket duan të vjedhin prapë.

Përshëndetje Doktor!

Desha t’ju shkruaja për një problem këtu te Drejtoria e patentave në Kashar. Pasi mbaroi punë me rikonstruksionin për herë të dytë brenda vitit, Blendi Gonxhja shpiku një mënyrë tjetër për të vjedhur. Instaluan një program të ri për kontrollin fizik dhe regjistrimin e mjeteve (flitet për program 3 milionë euro dhe kosto mirëmbajtje rreth 10 milionë lekë të vjetra në muaj).Procedurat më përpara zgjasnin 15 minuta kurse tani njerëzit po torturohen nga 6-8 orë në ditë pa folur për trafikun e rënduar deri te QTU. Të gjitha këto vetëm nga makutëria e këtij drejtori që ka vendosur rekorde për shumat dhe mënyrat si po abuzon me këtë institucion.Po ju nis dhe një foto të një dite normale këtu te drejtoria.

'Gonxhe diga' edhe akullore, edhe çokollatë!

Blendi Gonxhja eshte Drejtor i Pergjithshme i Sherbimeve dhe Transportit Rrugore per Shqiperine njeherazi pronar aktiv i kompanise “ALBARENT”! Kjo kompani ofron cdo sherbim te transportit rrugore dhe jo vetem ne gjithe Shqiperi! Pra drejtori transporteve ne shtet ka edhe nje kompani transporti ne private! Ky eshte konflikt i paster interesi, morali e ndoshta edhe ligjor! Ne fakt nuk duhet çuditur se shume “Rilindas” ne pozita shteterore kane edhe kompani private aktive ne disa raste me te njejtin objekt duke perfituar miliona nga taksat e qytetareve! Fenomen perserites!

Ti kthtehemi “Gonxhe diges” dhe kompanise se tij “Albarent” e cila cdo dite merr para nga taskat e qytetareve per “sherbimet” e ofruara per institucionet ne vend! Thene ndryshe qe pas emerimit ne poste drejtuese te “Gonxhe diges” kompanise i jane shtuar pagesat nga institucionet e ndryshme, thuajse te gjithe ministrite ne vecanti Mbrojtja, Jashtme, Mjedisi-Turizmi, Kultura, Arsimi, Kuvendi e shume agjenci shteterore! Nga keto agjencite, kampion ishte Agjencia e Kombetare e Planifikimit te Territorit!

Sipas te dhenave nga #SpendingDataAlbania# komapania ALBARENT e “Gonxhe diges” ka perfituar mbi 22.3 milione leke te reja! Me tender apo pa tender, si u zgjodh vetem kjo kompani sherbimi etj etj, kete duhet ta thone institucionet qe i kane paguar faturat kesaj kompanie! Keto para i ka perfituar kompania e drejtorit ”Gonxhe diga” qe pretendon se shume Gazetare jane “specialista ujesjellsi” e ushqehen nga e njejta kusi apo kazan qEveritare:

Gjate 2014 institucionet i kane paguar 25 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 2.995.268.00 leke te reja!

Janar 2015 deri Dhjetor 2018 institucionet i kane paguar 93 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 13.867.655.00 leke te reja!

Janar 2019 deri Mars 2020 institucionet i kane paguar 18 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 3.102.221.00 leke te reja!

P.s. Fotot dhe linqet ku ndodhen keto fakte!

http://spending.data.al/sq/treasury/index/perf_id/588

http://spending.data.al/.../list/year/2014/perf_id/ALBARENT

http://spending.data.al/.../list/year/2015/perf_id/ALBARENT

http://spending.data.al/.../list/year/2019/perf_id/ALBARENT

http://opencorporates.al/sq/nipt/k92108006a

Thesari 2012-2013 - Open Spending Albania/ metaDesc/ spending.data.al

Doktor desha te denoncoj drejtorine ku drejton Blendi Gonxhe .

Per Blendin nuk ka problem qe shefi i patentavete te teorise ne Tirane shfaqet ne 1 vidio seksi qe po qarkullon kohet e fundit ne internet dhe per kete e di e gjithe drejtoria ashtu si dhe z.Blendi (vidio te tilla ky person realizon shpesh dhe i ka te zakonshme dhe krenohet duke ja demostruar miqve te ti .

Nuk ka problem per z.Blendi qe ky individ njihet mire nga te gjithe si nje maniak seksual madje ofron dhenien e testit te torise ne kembim te favoreve seksuale ?

Nuk ka problem per z.Blendi qe Task Forca e antikorrupsionit te Kryeministrise ne fillim te 2018 la detyren per heqjen nga puna te ketij individi por z .Blendi perseri e mbrojti .

Bledi e mbron sepse mbron skemen e tij korruptive ku ne kte skeme ky person eshte taksambledhesi i parave te korrupsionit ne Tirane prandaj nuk ka nderrmarre asnje mase ndaj tij dhe ka fshehur koken duke menduar se ka fshehur trupin dhe turpin .Nderkohe shefi vazhdon te krenohet sikur pamoraliteti i shfrenuar i tij te ishte vlere ,ne vend qe te kishte dhene doreheqjen dhe te fshihej ballafaqimi me koleget (Ndoshta ky eshte morali i punonjesve qe kerkon Blendi )

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...