Tirana pa ujë’, Berisha: Lali Eri e ka mendjen tek propaganda dhe fasadat e inagurimeve për të vjedhur…

Diel, 31 July 2022 20:54

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj situatës në të cilën ndodhet Tirana.

“Tirana pa ujë, Lali Eri flet për kryeqytetin e rinisë”, shkruan Berisha duke postuar bashkë me shënimin e tij edhe mesazhin e një qytetari.

 

“Prej më shumë se tre ditësh qytetarët e Tiranës janë hasur me mungesën e theksuar të ujit”, shkruan Berisha ndërkohë që ka akuzuar kreun aktual të bashkisë që sipas tij e, ka mendjen tek propaganda dhe fasadat e inaugurimeve për të vjedhur edhe më shumë para, ndërkohë që para se të udhëtojë javë për javë jashtë shtetit, ai parapërgatit kasetat filmike propagandë me aktivitete dhe premtime për 24 orë ujë.

 

 

Tirana pa ujë, Lali Eri flet për kryeqytetin e rinisë.

 

Prej më shumë se tre ditësh qytetarët e Tiranës janë hasur me mungesën e theksuar të ujit. Bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë, kryeqytetit të rinisë, kryeqytetit të betonit, lavatriçe gjigante e parave të drogës, është vendosur në kushtet e mesjetës ku uji dhe dritat janë kthyer në çështje tmerrësisht problematike. Lali Eri e ka mendjen tek propaganda dhe fasadat e inaugurimeve për të vjedhur edhe më shumë para, ndërkohë që para se të udhëtojë javë për javë jashtë shtetit, ai parapërgatit kasetat filmike propagandë me aktivitete dhe premtime për 24 orë ujë.

Ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit digjital. Sb

Përshëndetje doktor! Tirana e Lali Erit Plehut, kryesisht tek zona e Medresesë ka mbi tre ditë pa ujë, ndërkohë që temperaturat kanë arritur kulmin e mbi të gjitha jemi me fëmijë të vegjël. Kjo situatë është bërë e padurueshme. Jemi kthyer vite të tëra pas, duke na detyruar të mbushim ujë me legena dhe bidona. Nuk jetohet me ne kushtet ku ndodhemi, kemi një pasiguri të madhe për të ardhmen por askush s’na përfaqëson. Nga një ane kryetari i Bashkisë flet për urbanistikën e parqet qe nuk ekzistojnë, ndërsa Rama flet për satelitë. Këta njerëz jetojnë në realitetin tonë apo janë përhumbur në sarajet e tyre të ndërtuara me paratë tona? Do tju isha mirënjohëse nëse e publikoni mesazhin sepse na ka shkuar atje ku s’mban më. Faleminderit doktor! Gjithë të mirat

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...