Vrasja e paralajmëruar nga polici me skaf/ Rama 'lan duart' sërish

E mërkurë, 03 August 2022 09:34

 

“Bën trimin akoma, shikojeni mostrën si bën trimin akoma”, dëgjohen të thonë pushuesit në një video të filmuar pak minuta pasi fëmija 7 vjeç u vra nga goditja e skafit që drejtohej nga ish-shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase. “Kërcënoji ata që i vrave fëmijën, kërcënoji, plumbin do hash”, dëgjohet të thotë pushuesi duke iu drejtuar Arjan Tases, që vazhdon të qëndrojë mbi skafin që i mori jetën fëmijës.

“Jam unë”, dëgjohet të thotë Tase, ndërsa një grua që e shoqëron lutet duke thënë “Ne nuk donim”.

 

E mitura u vra në bregun e Potamit në Himarë. Rreth orës 14.00, fëmija ishte në bregun e detit, bashkë me prindërit, kur skafi që drejtohej nga polici e goditi për vdekje.

 

 

Fëmija ishte nën shoqërinë e prindërve kur mjeti përfundoi në breg duke e zënë poshtë. Arjan Tase aktualisht ishte Shef i Policimit në Komunitet në Elbasan, ndërsa ai ka thënë në polici se skafi kishte pësuar një defekt teknik. Por dëshmitarë të ngjarjes thanë se Tase ka tentuar të largohet kur ka parë trupin e pajetë të fëmijës. Ka qenë këmbëngulja e pushuesve që e kanë kapur skafin duke mos e lejuar të largohet, ndërsa i bërtisnin autorit të ngjarjes duke i thirrur “Kriminel”.

 

Pak ditë më parë një incident i ngjashëm ndodhi në Jalë, kur një skaf doli nga kontrolli dhe përfundoi mes çadrave të pushuesve. Fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Policia doli me një deklaratë, kreu disa kontrolle. Çifti i dëmtuar mori ndihmën e parë dhe çështja u mbyll me aq. Një javë më parë në Jonufër të Vlorës ndodhi e njëjta gjë. Aty u godit një fëmijë 7 vjeç që mbeti i plagosur por fatmirësisht mbijetoi. Policia sërish vazhdoi me kontrollet dhe deklaratat në media, por duket se situata mbeti e njëjtë.

Kësaj radhe, skafi drejtohej nga një shef policie. Përgjegjësia e autoriteteve u shkarkua në një mesazh në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, shkruan Lapsi.al.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, shkruajti Rama në Twitter

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...