Tragjedia në Himarë, qytetarët në protestë. Kërkohet ‘koka’ e Çuçit dhe Kumbaros

E mërkurë, 03 August 2022 14:40

 

Ditën e enjte në orën 19:00, do të zhvillohet një protestë qytetare para Ministrisë së Brendshme pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një Komisar policie goditi për vdekje me një skaf vajzën e mitur 7-vjeçare. Nën moton ‘nuk e vrau varka, por shteti’, qytetarët do të kerkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe të drejtorit të Përgjithshëm të policisë Gledis Nano. Partitë e opozitës kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë për këtë protestë qytetare.

Tragjedia në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.
Kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, për më tepër kur ajo merret nga një efektiv policie, i cili paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur, e jo për të na vrarë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë shoqëria civile ka paralajmëruar proteste ditën e enjte në orën 19:00 përballë Ministrisë së Brendshme. Me mesazhin ‘nuk e vrau varka por shteti’, qytetaret kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit, Gledis Nano.

Ndërkohë mbrëmjen e së martës, dhjetëra qytetarë dhe aktivistët u organizuan përmes rrjeteve sociale dhe zhvilluan homazhe në shkallët e Kryeministrisë për vdekjen e vajzës 7- vjeçare në Himarë.

Ata u mblodhën në një protestë të heshtur para zyrës së Edi Ramës, duke dënuar ngjarjen e rende, ku efektivi i policës se Elbasanit goditi për vdekje me gomone vajzën e mitur që po lahej në breg. Qytetarët ndezën qirinj në shkallët e kryeministrisë, ndërsa bënë përgjegjëes për vdekjen e të miturës, drejtuesit e lartë shtetëror.

Protestës së të enjtes përpara Ministrisë së Brendshme pritet ti bashkohet edhe opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë njoftimin për protestën dhe përmes një shënimi në rrjetet sociale ka theksuar mbështetjen e plotë për këtë protestë qytetare.

Më herët, Partia Demokratike përmes një njoftimi për shtyp thekson se inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare.

‘Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!’, thuhet ne deklaraten e parties demokratike.

Edhe forca tjetër opozitare Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje të protestës qytetare. Në një postim në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi shkruan se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.

‘Është koha për t'i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!’ shkruan sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...