Ngjarja e Himarës, Berisha: Ndër më tragjiket. E bluan 7-vjeçaren buzë ujit. Vampirë janë njerëzit pranë Ramës!

E mërkurë, 03 August 2022 21:37

 

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi nga Vlora ngjarjen tragjike të plazhit të Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga skafi i një efektivi policie.

Berisha tha se ngjarja është nga më të rëndat që ka ndodhur në vend.

Lideri demokrat dënoi edhe deklaratat e Edi Ramës pas kësaj ngjarje, i cili i quajti vampirë qytetarët, të cilët reaguan dhe shprehën zemërimin e tyre në rrjetet sociale.

 

 

Berisha solli në vëmendje se si kryeministri dhe njerëzit pranë tij kanë tentuar të mbulojnë edhe ngjarjet e rënda në të kaluarën si vrasja e Klodian Rashës, Ardit Gjoklajt dhe aksidentimi me vdekje i 10-vjeçarit në Kakavijë, Samuel Ndoji.

 

"Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë.

Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet.

A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës.

Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën?

Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan.

Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...